Aksidentohet kamioni në Pogradec, dyshohet se serviset hedhin vaj në rrugë

Aksidentohet kamioni në Pogradec, dyshohet se serviset…

Një kamion i tonazhit të rëndë ka dal nga rruga në aksin Pogradec-Lin pranë fshatit Piskupat. Drejtuesi i kamionit thotë se e humb kontrollin duke ecur me një shpejtësi normale. Në një cast sistemi i drejtimit të tij u devijua pa kuptuar dhe shoferi e gjeti veten të përplasur në pak sekonda, pa pasur mundësi të kontrollonte mjetin.


Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë prania e vajit në rrugë. Qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar herë pas here se në aksin Elbasan – Librazhd, Librazhd-Pogradec, apo edhe Pogradec – Korçë, ndiqet një skemë e frikshme nga serviset e zonës.

Ata hedhin vaj në rrugë për të stimuluar aksidente, me qëllim që të rrisin kërkesën e punës, Në disa Raste këto tentativa kriminale kanë çuar në aksidente fatal, siç ishte ai i disa muajve më parë kur një çift përfundoi në lumin Shkumbin.

Dyshimet edhe atëherë ishin për prani të vajit në rrugë por që deri më sot asnjë subjekt servisi nuk është dënuar si shkaktar të aksidenteve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit