Aksidentohet makina plot me drogë në kufirin greko-shqiptar

Aksidentohet makina plot me drogë në kufirin…

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga në Asproklisi, Igumenicë dhe më pas është braktisur.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se në bagazhin e mjetit policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 77 pako me 94 kg 450 gram marijuanë.

Menjëherë ka nisur kontrolli i zonës, duke përdorur edhe qenin e anti-drogës. Ndërsa pas pak orësh është konstatuar një grek që ecte në këmbë në vendin e quajtur Rajo, i cili rezultoi se ishte drejtuesi i mjetit.

Ky person, është arrestuar dhe gjatë kontrolli i janë gjetur 0.2 gram kokainë dhe 300 euro./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit