Aksidentohet me motor, humb jetën i riu në Shkodër

Aksidentohet me motor, humb jetën i riu…

Një aksident me motor i ka kushtuar jetën një të riu në Shkodrë. I ri ka humbur jetën në mbrëmjen e sotshme pasi është përplasur si pasojë e shpejtësisë së madhe me motor.

Ende nuk dihet identitieti i viktimës, ndërsa mësohet se policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Saktësisht, aksidenti ka ndodhur në Hot të Ri. Mësohet se viktima është një 30-vjeçar i cili po udhëtonte me motor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit