Aksidentohet në fabrikën e Kurumit vëllai i Evis Kushit

Aksidentohet në fabrikën e Kurumit vëllai i…

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë kësaj të hëne në një nga uzinat e Kurum International në ish kombinatin Metalugjik të Elbasanit.


Mësohet se gjatë provave të instalimit të një makinerie ka ndodhur një aksident i rëndë. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos njohjes së procesit teknologjik të makinerisë që inxhinieri dhe një punëtor po tentonin ta vinin në punë. Ndërkohë policia e Elbasanit ka dokumentuar ngjarjen e cila po hetohet nga Prokuroria.Për pasojë një inxhinier dhe një punëtor kanë mbetur të plagosur.

Të plagosur janë David Elezi dhe Mikel Caku vëllai i ish ministres Evis Kushi i cili ndodhet në gjendje më të rëndë.


Ata janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas në një spital privat në Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit