Aksidentohet pjesëtari i familjes, Ronaldo bashkë me Georgina e dërgojnë me avion privat për ta kuruar në Spanjë

Aksidentohet pjesëtari i familjes, Ronaldo bashkë me…

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë tronditur pasi macja e tyre 3000 dollarëshe u aksidentua nga një makinë.

Macja e quajtur Pepe u përplas nga një automjet sapo doli nga shtëpia luksoze e yllit të futbollit. Sipas burimeve të mediave të huaja, bëhet me dije se çifti e dërgoi me avion privat macen në spitalin e Madridit për të shpëtuar.

Prej dy vitesh macja është bërë pjesë e familjes së Ronaldos, ndërsa ka qenë krah tyre në çdo moment apo pushime.

Georgina bëri me dije se macja ishte afër vdekjes dhe se për një muaj e gjysmë kishte ndenjur në kujdes intensive dhe pasi ajo doli ata e kishin vendosur që për të të kujdesej motra e saj.

“Ishte afër vdekjes dhe pas një muaji e gjysmë në kujdes intensiv në veteriner, ne kemi vendosur që motra ime Ivana duhet të kujdeset për të”, është shprehur modelja Rodriguez.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit