Aksidentoi 2 vajza/ Gjykata e Elbasanit jep 4 vite burg për Behar Pemën

Aksidentoi 2 vajza/ Gjykata e Elbasanit jep…

Gjykata e Elbasanit dënoi me 4 vite burg Behar Pemën, i cili aksidentoi rëndë 4 vajza, ku dy prej tyre humbën jetën nga plagët e rënda.

Kujtojmë se aksidenti i rëndë ndodhi më 13 shtator të 2020, në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, ku si pasojë e përplasjes humbën jetën Lusinda Garunja 21 vjeçe dhe Xheneta Qallia 23 vjeçe, nga Shkodra.

Ndërkohë e plagosur mbeti motra e Lusindës, Nervida Garunja 23 vjeçe si dhe shoqja e tyre Denisa Dibra, 25 vjeçe, e cila ndodhej në drejtimin e mjetit.

Drejtuesi i mjetit tjetër, 58-vjeçari Behar Pema, i cili u dënua ditën e sotme nga gjykata, sipas dëshmive të vajzave të mbijetuara po kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe përfundoi duke i goditur ato nga mbrapa me shpejtësi tepër të lartë.

Mësohet se Behar Pema ka përfituar ulje të dënimit për shkak se ka marrë falje nga familjarët e të përfshirave në aksident, por sipas prokurorit Nina kjo nuk është e arsyeshme. Testi i alkoolit dhe veprimet e grupit hetimor e nxorën 58-vjeçarin si personin përgjegjës që shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbën jetën dy vajzat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit