Aksidentoi 21 vjeçaren greke për vdekje, i riu shqiptar dënohet me mbi 16 vite burg

Aksidentoi 21 vjeçaren greke për vdekje, i…

Një vit më parë një 27 vjeçar shqiptar me makinën e tij tërhoqi zvarrë një 21 vjeçare greke, ku më pas u largua nga vendi i ngjarjes për t’u vetëdorëzuar në polici në formë pendese. Mjekët bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë 21 vjeçaren por fatëkeqësisht nuk ja dolën.

I riu kërkoi të komunikonte me prindërit e vajzës për t’u kërkuar falje por ata nuk kanë pranuar. 27 vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes me justifikimin se në Greqi jetonte pa letra.

“Më vjen keq për atë që ndodhi. Ajo doli papritur në rrugë dhe nuk pata kohë ta shoh. Unë po ecja më 55 km/h. E pashë për dy sekonda, shtypa frenat, ktheva timonin për ta shmangur” – tha ai duke kërkuar falje dhe shtoi se kishte ardhur në Greqi nga Shqipëria 13 vite më parë, nuk kishte dokumente të ligjshme qëndrimi, as patentë shoferi.

Këtë të premte shqiptari është dënuar me 16.6 vite burg dhe për këtë ka reaguar edhe nëna e Emanuelës e cila ka përgënjeshtruar deklaratat e 27 vjeçarit në gjyq i cili ka pretenduar se ka bërë pa dashje aksidentin.

“Sot Emmanuela u shfajësua. Vrasësi u dënua me 16.5 vjet burg dhe drejtësia bëri atë që duhej të bënte. Ai tha prapë se Emanuela doli papritur në rrugë dhe nuk po vraponte.” – ka deklaruar Kelly Kampakil, nëna e 21 vjeçares pas seancës gjyqësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit