Aksidentoi dy efektivë të “Shqiponjave”, prangoset drejtuesi i mjetit

Aksidentoi dy efektivë të “Shqiponjave”, prangoset drejtuesi…

Policia i ka komunikuar arrestimin në ambientet e komisariatit, drejtuesit të mjetit që përplasi gjatë ditës së djeshme dy efektivë të shqiponjave që ishin duke udhëtuar me motor në Durrës.

67-vjeçari Shkëlzen Kraja akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Burime bëjnë me dije se efektivët ndodhen ende në gjendje të rëndë, dhe nuk e kanë kaluar rrezikun për jetën.

Njëri prej tyre u dërgua që mesditën e djeshme në drejtim të spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Vijojnë hetimet në lidhje me shkakun e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

U arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasi Sh. K., 67 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 13.08.2021, në lagjen nr.4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar patrullën e Forcës “Shqiponja” të cilët ishin në shërbim. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit