Aksidentoi këmbësorin, prangoset 19-vjeçari në Korçë

Aksidentoi këmbësorin, prangoset 19-vjeçari në Korçë

Një 19-vjeçar është arrestuar katër ditë pasi shkaktoi një aksident në Korçë. I riu me datën 1 shkurt përplasi një këmbëtsor dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Prokuroria e Korçës ka urdhëruar ndalimin e tij pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Ford Focus”, ka aksidentuar shtetasin J. Zh., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë jashtë rrezikut për jetën dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, aksidentoi një këmbësor dhe më pas u largua nga vendngjarja, ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur para 4 ditësh.Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 01.02.2021, në lagjen nr. 18, në Korçë, në të cilën një automjet aksidentoi një këmbësor dhe më pas u largua nga vendngjarja, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit F. M., 19 vjeç, banues në Korçë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka urdhëruar ndalimin e tij pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Ford Focus”, ka aksidentuar shtetasin J. Zh., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë jashtë rrezikut për jetën dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua mjeti tip “Ford Focus”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit