Aksidentoi me motor turisten nga Nepali, 'arrest shtëpie' për 20-vjeçarin në Berat

Aksidentoi me motor turisten nga Nepali, ‘arrest…

Gjykata e Beratit ka vendosur të lerë në arrest shtëpie 20-vjeçarin Emiliano Zema, i cili tre ditë më parë përplasi me motor që po drejtonte një turiste.

Ngjarja ndodhi në Berat, teksa i riu ishte duke udhëtuar me shpejtësi tejet normave të lejuara. Në këtë moment një turiste nga Nepali i doli përpara duke i prerë rrugën, dhe si pasojë e përplasjes të dy mbetën të lënduar dhe përfunduar në spital.

Duke parë dinamikën e ngjarjes, avokati i 20-vjeçarit ka pretenduar se turistja i ka prerë rrugën në përpjekje për të dalë në anën tjetër, duke mos kaluar në vendet e përcaktuara për këmbësorët! Teksa janë marrë parasysh dhe dëmtimet e të dy palëve, prokurori Eni Culli ka kërkuar që arrestimi të cilësohet i ligjshëm për veprën penale ‘Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ndaj drejtuesit të motorit të caktohet masa ‘arrest shtëpie’.

Pasi janë dëgjuar palët, gjyqtarja Lumturi Zhupa e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Emiliano Zemas, duke caktuar masën e ‘arrestit në shtëpi’. Kjo masë të riut i ka shkuar në spital, atje ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit