Aksidentoi për vdekje 21-vjeçaren greke, shqiptari del sot para Gjykatës

Aksidentoi për vdekje 21-vjeçaren greke, shqiptari del…

26-vjeçari shqiptar, drejtuesi i makinës që përplasi 21-vjeçaren greke duke i shkaktuar vdekjen del sot para Gjyktës së Selanikut, bashkë dhe me një 19-vjeçare, e cila ishte pasagjere në atë mjet, natën kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Dy të pandehurit e çështjes, të cilët janë në paraburgim, pritet të dalin në Gjykatën e Selanikut për të pranuar fajësinë.

Avokati i familjes së 21-vjeçares thotë se akuza e ngritur ndaj 26-vjeçarit shqiptar parashikon një dënim deri në 10 vjet burg.

“Pozicioni i familjes është ta akuzojë atë për vrasje nga pakujdesia me keqdashje të mundshme.

Nuk është vetëm se e ka braktisur por ka bërë gjithçka për t’u zhdukur, thjesht nuk ka llogaritur kamerat, që fatmirësisht ekzistojnë”, është shprehur avokati.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit