Aksidentoi për vdekje 4 anëtarët e familjes Gashi, Policia vë në pranga të riun që drejtonte mjetin luksoz

Aksidentoi për vdekje 4 anëtarët e familjes…

Policia e Vlorës ka arrestuar 22 vjeçarin Igli Medani, i cili përplasi me mjetin e tij “Audi a8”, makinën “Toyota” ku udhëtonin katër anëtarët e familjes Gashi nga Patosi, të cilët humbën jetën.

Njoftimi i Policisë për arrestimin e të riut:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin: I.M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin mjetin “Toyota”.

Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”

Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, dhe  Eva Gushi, 9 vjeçe ishin viktimat e një aksidenti të tmerrshëm mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë, ku mjeti audi që drejtohej nga i riu Igli Madani i përplasi fuqishëm nga pas, duke shuar një familje të tërë.

Mjeti tip “Audi A8”, me targa AA 107 XX, ka qenë mjaft i fuqishëm, me një vlerë në treg që kap shifrën e afro 1oo mijë eurove. Burime bëjnë me dije se mjeti është në emër të babait të Igli Madanit, Bashkim Madani, i cili është biznesmen në fushën e tregtimit të mjeteve.

Bashkë me djalin e biznesmenit udhëtonin dhe Fabio Lamaj e Glori Selimi,  ndërsa të tre jashtë rrezikut për jetën. Mjeti është i pajisur me kamera të teknologjisë së fundit, ndërsa nuk dihet nëse serveri i tyre e ka ruajtur momentin e përplasjes fatale, ku mjeti që udhëtonte familja Gushi përfundoi tërësisht i shkatërrëuar.

Prindërit dhe dy vajzat e tyre, kishin planifikuar disa ditë pushimesh, që fatkeqësisht nuk do të mund të realizohen  kurrë, ndërsa ky aksident na tregoi dhe njëherë tjetër pafuqinë e shtetit për të vepruar, ndaj fëmijëve në timonë që vrasin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit