Aksidentoi për vdekje 6-vjeçaren në Allias, burgoset shoferi

Aksidentoi për vdekje 6-vjeçaren në Allias, burgoset…

Alban Guri, shofer i fuoristradës që përplasi për vdekje 10 vjeçaren Ambra Petali në Allias, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Në seancën e mbajtur paraditen e sotme, ndaj Alban Gurit është dhënë masa e sigurisë “Arrest në burg”. Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet, sapo e mitura kishte dalë në derën e shtëpisë.

Guri u largua nga vendngjarja për shkak se ishte në gjendje të dehur në momentin që drejtonte mjetin dhe shkaktoi aksidentin fatal, por u lokalizua dhe u ndalua nga Policia./newsbomb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit