Aksidentoi për vdekje 6-vjeçarin në Shëngjin, prangoset shoferi i furgonit

Aksidentoi për vdekje 6-vjeçarin në Shëngjin, prangoset…

Blutë kanë arrestuar shtetasin Shtjefën Prenga, i cili përplasi për vdekje një 6-vjeçar mëngjesin e ditës së djeshme në Shëngjin. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 08.45, në qendër të qytetit të Shëngjinit. 6-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga prindërit e tij, dhe u është shkëputur në momentin që po kalonin rrugën, duke u përplasur më pas nga furgoni. Fëmija së bashku me familjen e tij, janë me origjinë nga Burreli, por me banim në Londër. Ata kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet e tyre, por që fatkeqësisht përfunduan në mënyrë tragjike. Ndërkohë që hetimet vijojnë, në bazë të zbulimeve paraprake është bërë ditën e sotme arrestimi i shoferit të kamionit që aksidentoi vogëlushin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit