Aksidentoi për vdekje babë e bir, arrestohet shoferi

Aksidentoi për vdekje babë e bir, arrestohet…

Policia ka arrestuar Gjatë ditës së djeshme u regjistrua një aksident fatal që mori jetën e një 3-vjeccari dhe të babait të tij. Pas kësaj ngjarje të rëndë me dy viktima, policia ka arrestuar që drejtonte automjetin tip “Benz” dhe që shkaktoi aksidentin në aksin Milot Rrëshen ku mbetën të vdekur babë e bir.

Kujtojmë se aksidenti tragjik u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 16:30 në aksin Milot-Rrëshen dhe nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është parakalimi i gabuar dhe shpejtësia e lartë. Drejtuesi i automjetit “Mercedes-Benz, Arlind Mihaj udhëtonte në drejtim në Milotit dhe në afërsi të një karburanti ka kryer parakalim të gabuar duke i dalë përpara automjetit “Opel Corsa” ku udhëtonte familja Prenga.

Arlind Mihaj i cili shkaktoi aksidenti është arrestuar, teksa 33-vjecari Shkurt Prenga dhe djali i tij i mitur, 3-vjecari O. Prenga mbetën viktimat e aksidentit. Ndërkohë gruaja e viktimës, 26-vjeçarja  Fabiola Prenga mbeti e plagosur rëndë dhe po merr mjekim në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit