Aksidentoi për vdekje shokun e tij, Gjykata jep vendimin për Mhill Gegën

Aksidentoi për vdekje shokun e tij, Gjykata…

Pas arrestimit të shtetasit Mhill Gega, i cili përplasi për vdekje qëllimisht ish-kolegun e tij, Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin për fatin e të pandehurit. Mësohet se institucioni i drejtësisë, e ka dënuar Gegën me 10 vite e 9 muaj burg. Kujtojmë se 60-vjeçari në muajin shkurt të këtij viti përplasi me dashje me makinë bashkëfshatarin e tij Mark Gjeta në fshatin Bungaj të Mirditës.

Sipas organit të akuzës, ngjarja ka qenë e qëllimshme. Mësohet se viktima dhe Gega kishin qenë punonjës në të njëjtën ndërmarrje, ku dhe kishin nisur konfliktet e para mes tyre që prej vitit të kaluar, ku kishin përfunduar në Polici. Në muajin shkurt, ata kanë pasur sërish një debat mes tyre, dhe në ato momente Gega ka marrë mjetin e tij benzi dhe e ka përplasur qëllimisht Gjetën, ku për pasojë ai vdiq në vend.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit