Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe më pas e hodhi në kanal, prangoset shoferi 48-vjeçar

Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe më…

Në datën 11 Janar në Elbasan u gjet i vdekur në kanal një shtetas 83-vjeçar. Pas konstatimit të trupit të pajetë të të moshuarit, pas 11 ditësh policia ka zbardhur arrestuar autorin e ngjarjes. Bëhet e ditur se i moshuari është aksidentuar për vdekje nga një 48-vjeçar dhe më pas po nga ky person është hedhur në kanal për të fshehur tragjedinë. Policia ka arrestuar shoferin, ndërsa ka sekuestruar edhe mjetin me të cilin ky shtetas aksidentoi 83 vjeçarin nga Cërriku. Policia ka arrestuar shtetasin Avni Hysa, i cili dyshohet se pasi e ka aksidentuar me mjetin e tij të moshuarin Alush Sinkolla e ka hedhur atë në kanal.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi me automjet 83 vjeçarin me pasojë vdekjen dhe më pas për të fshehur ngjarjen e hodhi në kanal dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas 10 ditësh punë intensive hetimore të kryer nga Policia, zbardhet ngjarja, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i automjetit.

Policia gjen dhe sekuestron dhe mjetin me të cilin ky shtetas aksidentoi 83 vjeçarin nga Cërriku.

Pas ngjarjes së ndodhur më datë 11 janar në segmentin rrugor fshati Thane – Elbasan ku një 83 vjeçar u gjetë i pajetë në kanal, Strukturat e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i punës profesionale dhe hetimore të pandërprerë dhe kontrollit të zonës në perimetër të gjerë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe shoqërimi i drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje.

Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip Audi që ky shtetas dispononte me të cilin shkaktoi aksidentin me pasojë jetën 83 vjeçarit.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. H., 48 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Elbasan, i cili dyshohet se ka goditur me mjetin e tij tip “Audi”, dhe ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës, pasi ka hequr nga vendi i ngjarjes shtetasin e aksidentuar A. Sh., 83 vjeç, banuese në Cërrik dhe e ka hedhur në një kanal me qëllim fshehjen e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit