Një aksident ka ndodhur një ditë më parë në Gjirokastër në rrugën “18 shtatori”.
Shtetasi B.M. ka përplasur me makinë të miturën e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj 22-vjeçarit policia ka nisur procedim penal.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në rrugën “18 shtatori”, automjeti që drejtonte 22-vjeçari, ka aksidentuar një 12-vjeçare (këmbësore), banuese në Gjirokastër, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.