Aksion anti-kanabis në zonën e Fushë-Krujës, RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Nikël

Aksion anti-kanabis në zonën e Fushë-Krujës, RENEA…

Policia e Shtetit po organizon një operacion anti-kanabis në zonën e Fushë Krujës, ku sipas informacioneve paraprake janë shoqëruar 7 persona.

Bëhet me dije se forcat operacionale të RENEA-s dhe FNSH-së janë përqëndruar në fshatin Nikël.

Të pranishëm në aksion janë dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit duhe filluar nga drejtori Ardie Veliu, Tonin Vocaj dhe Gjovalin Loka.

Mësohet se operacioni është iniciuar nga të dhënat e “Guarda di Finanza-s”, ku përmes monitorimit nga ajri janë vërejtur parcela me kanabis të mbjella në zonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit