Aksion blic në burgun e Fushë-Krujës, gjenden telefona dhe sende të ndaluara

Aksion blic në burgun e Fushë-Krujës, gjenden…

Aksion blic në burgun e Fushë-Krujës, sekuestrohen telefona dhe sende të ndaluara

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë, në kuadër të kontrolleve për forcimin e sigurisë dhe disiplinës në burgje.

Kontrolli është zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, nga ora 17:30 deri në 19:30. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit janë sekuestruar 3 telefona celularë, 3 ora të përshtatura si telefon, mjete të improvizuara të mprehta, si dhe sende të tjera të palejuara.

Në aksion morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, dhe Drejtori i Policisë së Burgjeve, Drejtuesi i Lartë Paulin Rajta. Në reagimin zyrtar thuhet se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit, ndërsa theksohet se nuk do të ketë tolerancë ndaj çdo tentative për cenimin e sigurisë dhe rendit në burgje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit