Aksion në Call-Center, policia nis aksionin, arreston 8 persona dhe shpall 3 të tjerë në kërkim

Aksion në Call-Center, policia nis aksionin, arreston…

Policia e Shkodrës ka arrestuar 8 persona dhe shpalli në kërkim 3 të tjerë pas një operacioni të kryer në një prej Call Center-ave në qytet. Burime zyrtarë bëjnë me dije se arrestimet janë kryer pas denoncimeve nga shtetas të huaj se ishin mashtruar përmes platformave të ndryshe online nga ky Call Center.

Personat e bënë ne pranga janë kryesisht vajza, si menaxhere dhe punonjëse të këtij Call Centeri që mashtronte qytetarët e shteteve të Bashkimit Europian duke iu premtuar se do të investonin në Forexl Kriptomonedha apo në gjoja bursa.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur tre persona, njëri prej tyre,27 vjeç me shtetësi polake si edhe bashkëjetuesja e tij. Polaku ishte edhe organizatori i grupit, i cili sipas policisë kishte siguruar infrastrukturën për kryerjen e mashtrimeve me vlera të mëdha.

“Në vijim të punës gjurmuese dhe hetimeve të kryera për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale  në  fushën e mashtrimeve kompjuterike, nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u finalizua me sukses operacioni policor “North Forex”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. K., 22 vjeçe, O. Sh., 20 vjeçe, A. B., 30 vjeçe, S. A., 21 vjeçe, S. A., 24 vjeçe, E. O., 29 vjeç, N. T., 26 vjeç dhe Y. D., 27 vjeçe”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit