Aksion si nëpër filma| Publikohet videoja e momentit kur u qëlluan shqiptarët në Greqi

Aksion si nëpër filma| Publikohet videoja e…

Momente paniku në Greqi. Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të sherrit që ndodhi në një furrë buke në Voula të Athinës ku u qëlluan me armë zjarri dy shqiptarë.  Këyo të fundit ndodhen në spital.

Ngjarja ndodhi krejt papritur në kohën kur dy persona raportohet se po pinin kafe në furrën e bukës, e më pas u shfaq një xhip me katër shqiptarë.

Dy persona zbritën dhe iu afruan tavolinës ku burrat ishin ulur për të konsumuar kafe. Midis tyre shpërtheu një debat, ku njëri nga dy personat ka goditur tjetrin me karrige.

Një nga personat që priste jashtë, hyri menjëherë brenda për të ndihmuar shokët e tij dhe më pas nxorën armët. Në momentin që donin të largoheshin, ata hapën zjarr. Në ngjarjen e rëndë, mbetën të plagosur tre persona, dy shqiptarë dhe një maroken.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit