Aksioni i RENEA-s| Dolën të kapin kriminelët, policia e Ramës dhunon gazetarin

Aksioni i RENEA-s| Dolën të kapin kriminelët,…

Me shumë zhurmë, reparti RENEA doli në terren për të frikësuar e kapur bandat por nuk ndodhi kështu. Aksioni i befasishëm nxiti edhe kureshtjen e medias për të parë nga afër se çfarë po ndodhte me njerëzit që efektivët anonimë  me maska ndalonin për kontroll. E teksa duhet të merreshin me kriminelët, polica e edukuar nga Rama dhe më herët Ard Veliu, shfaqi fytyrën e saj.

Gazetari i Abc News Simon Shkreli teksa po filmonte në orar të punës dhe larg perimetrit të sigurisë, është dhunuar pa asnjë paralajmërim nga RENEA. Ai ishtë në atë momënt me fëmijën e tij të mitur pranë, por policët e maskuar nuk pyetën as për etikën minimale apo parandalimin e dhunës në sy të minorenëve.

Rrëfimi i gazetarit Simon Shkreli:

“Po kthehesha në shtëpi dhe po filmoja. Forcat RENEA kishin aksion tek ish kryqëzimi që të çon në Shkodër. Në prezencë edhe të Drejtorit të qarkut dhe Shefit të Komisariatit të Shkodrës, Hamdi Fjora  dhe Paulin Çupi. Në prezencën e tyre, nxora celularin dhe po filmoja. Ata mu vërsulën dhe më thanë mos filmo. Unë nxora badgen e gazetarit dhe u thash që jam gazetar jam në punën time. Ndërkohë më thërret drejtori dhe shefi i Komisariatit dhe më thonë që ata nuk të njohin. Si të njohim ne. Dakord u thash unë dhe kam badgen dhe nuk ka nevojë të më njohin. Një nga ata më thirri në emër dhe me tha largohu. Unë nuk e njihja. Thash që mos bërtisni se unë jam në punë ti në punë. Më pas erdhën dhe njëri më kapi nga krahu tjetri më kapi nga xhupi dhe më thonë ik se je me familje je me fëmijë se do të kallëzonim ne, personat me kapuça. Kur më kapi më hoqi edhe badgen nuk e di ku e kam. Asnjë ndjesë. Ikën të gjithë edhe drejtori edhe shefi i komisariatit.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit