Aksioni i SPAK, pranga biznesmenit Arben Dervishaj

Aksioni i SPAK, pranga biznesmenit Arben Dervishaj

Kanë dalë detaje të reja nga aksioni i SPAK për çështjen e inceneratorëve. Në mesin e të arrestuarve është edhe biznesmeni Arben Dervishaj, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve.

Sipas informacioneve, në vitin 2001 ai ka drejtuar biznesin e tij privat në fushën e ndërtimit dhe të projektimit. Nga vitet 1994-1996, ai ka qenë Këshilltar për Investimet, në Bankën e Kursimeve. Ndërkohë, nga vitet 1997-1999, Dervishaj ka qenë Këshilltar për Investimet, në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe që nga viti 2008 është lektor në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Ai gjithashtu është zëvendëspresident i dytë i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit