Aksioni si në filma/ ‘Rambo’ gjerman kapet nga policia, u plagos gjatë arrestimit

Aksioni si në filma/ ‘Rambo’ gjerman kapet…

Qindra policë të angazhuar, automjete, helikopter, qenë, drone dhe pajisje speciale gjurmimi, të gjitha këto për të kapur “Rambon” gjerman…

Një personazh që tërhoqi vëmendjen e opinionit publik në Gjermani, por edhe në Europë, u arrestua nga policia pas gjashtë ditësh arrati.

Mediat e kishin etiketuar me nofkën ‘Rambo’, për ngjashmërinë me personazhin në filmin e Sylvester Stallone.

Pasi kishte çarmatosur katër policë dhe u kishte marrë pistoletat, Yves Rausch, ishte zhdukur në pyll.

Kur u gjet nga njësia speciale “SEK”, ai ishte fshehur në një shkurre.

Përpara kishte katër pistoleta dhe në prehër mbante një sëpatë. Në tokë ishte një copë letër.

Gjatë aksionit, ai u plagos, por pa ndonjë dëmtim të rëndë. Po ashtu u plagos edhe një polic i “SEK”.

Një njësi komando, helikopterë, detektorë nxehtësie dhe qen gjurmues, u dërguan në kërkim të tij.

Pas arrestimit, oficerët sekuestruan katër armë zjarri të policisë dhe një pistoletë që e mbante vetë ai.

Rausch e njihte pyllin shumë mirë. Nëna e tij tha se, kishte marrë fillimisht me qira një ambient, që e përdorte për qitje.

Më pas kishte ngritur një kasolle në pyll, ku edhe jetonte. Ajo tha se, i biri donte të jetonte në natyrë i lirë.

Policia e gjeti në pyll dhe fillimisht ishte shfaqur bashkëpunues para policisë.

Më pas nxori një pistoletë dhe i çarmatosi të katër oficerët. Veshur mbante një veshje kamuflazhi.

Policia thotë se, ai ishte i pasionuar pas armëve dhe kishte lëshuar një alarm në zonë që të bëhej kujdes.

[ngg src=”galleries” ids=”187″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi: Bild/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit