Akt terrorist në Serbi/ Tetë të vdekur dhe 15 të plagosur

Akt terrorist në Serbi/ Tetë të vdekur…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mlladenoc, të Serbisë, ku si pasojë e të shtënave tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe 15 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë. 

Mediat serbe raportojnë se agresori ka refuzuar të dorëzohet, duke qëlluar në drejtim të policisë.

Ministri i Punëve të Brendshme Bratislav Gashiq e ka vlerësuar si akt terrorist ngjarjen e mbrëmshme në Mlladenoc. 

Të gjitha njësitë speciale të MPB-së janë në terren, brigada SAJ, xhandarmëria, helikopterët, Drejtoria e Policisë së Beogradit, Drejtoria e Policisë Smederevë… Pjesëtarët e njësisë speciale lëshuan qen mbi sulmuesin, i cili dyshohet se fshihet në pyll. Në operacionin për gjetjen e agresorit janë përfshirë edhe  dronët me imazhe termike./B92

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit