Akt vandal në Vrion/ Dhunohet një varr, komuniteti i tronditur

Akt vandal në Vrion/ Dhunohet një varr,…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vrion të bashkisë Finiq, ku një varr është dhunuar nga persona ende të panjohur. Rasti është raportuar menjëherë në polici dhe ka shkaktuar zemërim të madh tek banorët e zonës, të cilët e kanë cilësuar veprimin si një fyerje të rëndë ndaj kujtimit të të ndjerit dhe dhimbje shtesë për familjarët e tij.

Sipas informacioneve paraprake, dëmtimi i varrit është kryer me qëllim dhe nuk ka qenë një rastësi, duke e bërë këtë ngjarje edhe më shqetësuese për komunitetin. Shumë banorë shprehën indinjatën për këtë akt, i cili bie ndesh me çdo normë morale dhe shoqërore.

Ndërkohë, autoritetet policore kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbuluar motivet pas këtij akti të rëndë. Policia ka premtuar zbardhjen sa më shpejt të çështjes dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit