Aktivistët e studentëve reagim përpara prokurorisë së tiranës për vjedhjen e fondeve publike

Aktivistët e studentëve reagim përpara prokurorisë së…

Aktivistët e kauzave studentore Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu ditën e mërkurë kanë dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me kallëzimin penal drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë kundër Rezidencës Studentore nr.1 dhe drejtuesit të këtij institucioni Znj. Anila Shehu. Aktivistët deklaruan se çështja është marrë përsipër nga prokurori z. Bledar Valikaj dhe për këtë aktivistët kanë vërejtje për zvarritjen e çështjes prej më shumë se shtatë muaj nga ana e prokurorit Z. Bledar Valikaj.

“Në vlerën e investimeve është thënë që vlera është 1.3 miliard lekë, kjo vlerë nuk justifikohet është sikur ta ndërtosh nga fillimi, jo ta restaurosh. Vlera për një dhomë ka shkuar në 10 mijë euro, është një shifër kaq e madhe. Drejtoresha Shehu duhet të jap llogari, bashkë me Veliajn.” – kanë deklaruar aktivistët.

Prokurori i çështjes Bledar Valikaj njihet për lidhjen e tij familjare me deputeten e Partisë Socialiste dhe për këtë ata dyshojnë për ndikimin politik që Partia Socialiste po ushtron për të zvarritur çështjen për shkak se institucioni ndaj të cilit është bërë kallëzimi penal, varet nga Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj.
Gjithashtu aktivistët kanë theksuar që sipas tyre se vjedhja e fondeve publike nga zyrtarët publikë të institucioneve është dhjetë fishuar për shkak se nuk korrespondojnë vlerat e materialeve të marra me çmim preventiv në treg me shifrën e dhënë në tendrat publikë të nënshkruara nga drejtuesi i institucionit të Rezidencës Studentore nr.1 Anila Shehu.

Ata i kanë bërë thirrje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të bëjë punën për të hetuar shpërdorimin e fondeve publike, pa u ndikuar nga politika dhe qeveria në pushtet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit