Aktivisti godet me vezë automjetin që del nga Kryeministria, policia e arreston

Aktivisti godet me vezë automjetin që del…

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të regjistruar mbrëmjen e sotme pranë Kryeministrisë, në ditën e 130-të të protestës kundër qeverisë dhe klasës politike që ka qeverisur vendin përgjatë tre dekadave të fundit.

Në pamjet e publikuara në rrjet, Lika shihet teksa afrohet pranë një automjeti që po largohet nga ambientet e Kryeministrisë dhe e godet me vezë.

Pas këtij veprimi, aktivisti largohet me vrap, ndërsa disa efektivë policie e ndjekin për disa metra dhe më pas e arrestojnë.

Incidenti ka ndodhur në një kohë kur protestuesit ishin mbledhur para Kryeministrisë, pasi ishte raportuar se kryeministri Edi Rama ndodhej në godinë.

<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/eyR684Rr2UI” title=”Aktivisti godet me vezë automjetin që del nga Kryeministria, policia e arreston” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit