Aktivistja Thunberg: Ndryshimi klimaterik, kërcënon po aq sa koronavirusi

Aktivistja Thunberg: Ndryshimi klimaterik, kërcënon po aq…

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, u ka bërë thirrje qeverive që të trajtojnë ndryshimin e klimës me të njëjtën emergjencë që po trajtojnë koronavirusin.

17-vjeçarja tha se si pasojë e pandemisë, njerëzit po e kuptojnë që është mbushur kupa.

“Njerëzit po nisin të kuptojnë që nuk mund të bëjmë sikur nuk po ndodhin gjëra. Nuk mund të mbulohen më disa gjëra që janë të dukshme”, tha Thunberg për një emision radiofonik suedez.

Ajo shtoi se nga pandemia mund të nxirren mësime: “Covid-19 tregoi se në një krizë, duhet të veprosh dhe të veprosh me forcë. Papritur, njerëzit e pushtetshëm thanë se do të bënin çfarë të ishte e nevojshme për të mbrojtur jetët njerëzore. Jeta e njeriut nuk ka çmim”.

Thunberg nënvizoi gjithashtu se shpreson që koronavirusi të hapë diskutimin mbi vdekjet që shkakton ndryshimi i klimës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit