Aktivitet të paligjshëm në Liqenin e Komanit, Policia e Shkodrës ndëshkon 7 pronarë të mjetëve lundruese

Aktivitet të paligjshëm në Liqenin e Komanit,…

Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me gjobë 7 pronarë të mjeteve lundruese, të cilët ushtronin aktivitetin e transportit të turistëve në mënyrë të paligjshme në Liqenin e Komanit.

Për secilin prej pronarëve të mjeteve lundruese është vendosur masa administrative 10.000 lekë, ndërkohë 4 prej tyre u proceduan penalisht. 4 të proceduarve iu bllokun edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim.

Njoftimi i policise:

Shkodër

Ushtronin aktivitet tregtar pa licencë në liqenin e Komanit, ndëshkohen më masë administrative 7 pronarë të mjeteve lundruese.

4 prej tyre procedohen penalisht, iu bllokohen edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, në zbatim të planit të masave “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike dhe të argëtimit” janë ushtruar kontrolle në liqenin e Komanit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në digën e liqenit të Komanit janë evidentuar 7 shtetas që ushtronin aktivitetin me mjete lundruese, për të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit. Për secilin prej pronarëve të mjeteve lundruese është vendosur masa administrative 10.000 lekë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit