Aktiviteti i Autoshkollave gjatë pandemisë, Drejtoria e Transportit Rrugor nxjerr paralajmërimin

Aktiviteti i Autoshkollave gjatë pandemisë, Drejtoria e…

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor paralajmëron Autoshkollat të zbatojnë rregullat e vendosura per shkak te situates nga pandemia.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, DPSHTRR, thote se “zbatimi i masave anti-Covid19 nga ana e Autoshkollave është detyrim ligjor!”

“⚠️‼️ DPSHTRR dhe Task-Forca e Transportit Rrugor vijon monitorimin dhe kontrollet në klasa e në procesin mësimor që ka rinisur nga dt. 11.05! Nuk do donim kthim mbrapa ndaj disiplina, kujdesi, serioziteti në mbrojtjen e aplikantëve dhe personelit ka rëndësi të jashtëzakonshme për jetën dhe vijimin e aktivitetit ekonomik të këtij sektori! Çdo mangësi apo pakujdesi do jetë subjekt penalizimesh edhe nga Njësia Operacionale Anti-Covid (Task-Forca ndërinstitucionale) dhe Policia e Shtetit!”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit