Era e fortë ka favorizuar një vatër tjetër zjarri në anë të rrugës Shëngjin-Velipojë.
Fatmirësisht punonjësit e shërbimeve në bashkinë e Lezhës bën të mundur lokalizimin e vatrave të zjarrit dhe shpëtuan banesën që ndodhej shumë pranë flakëve.
Banorët u shprehën se zjarri u përhap shumë shpejt dhe përtej përpjekjeve për ta fikur, nuk mundën derisa erdhi zjarrfikësja.
“Për 10 minuta u përhap zjarri. U munduam ta fiknim, por nuk e fiknim dot. Erdhën na ndihmuan. Deshi Zoti shpëtuam! Ishallah nuk ka rrezik! Çfarë të bëjmë.”
Forca të shumta nga punonjësit e shërbimeve dhe dy zjarrfikëse nga porti i Shëngjinit janë në gatishmëri pasi kjo zonë vazhdon të jetë problematike për shkak të erës, ndonëse siç shprehen edhe vetë banorët situata është qetësuar krahasuar me dje.