Aktori Binaj me COVID-19? Avokati Goxhaj:Mashtrim! E ka infektuar Plandemia e Rilindjes. Duan panik dhe izolim!

Aktori Binaj me COVID-19? Avokati Goxhaj:Mashtrim! E…

Në të gjitha mediat ka bërë xhiron sot lajmi se aktori i njohur i humorit, Florian Binaj, është infektuar me Koronavirus dhe për pasojë me gjasë është vetëkarantinuar në shtepi.

Por në një kohë që të gjitha mediat online dhe ato të shkruara po merren me humorin “pozitiv” të aktorit, një e vërtete ndryshe ka dalë në skenë…

Avokati i Njohur Altin Goxhaj, nëpërmejt një statusi të publikuar këtë mëngjes në rrjetet sociale, ka hedhur dritë mbi këtë infektim, që sipas tij “është një mashtrim dhe manipulim i qeverisë dhe Rilindjes, që po përdor personazhe të njohur VIP për të treguar që ka sëmundje dhe për të bërë panik tek popullata, e cila e ka kuptuar me kohë që ky është një mashtrim dhe sajesë…”.

Ja statusi i plotë i Avokatit Altin Goxhaj në rrjetet sociale:

“MASHTRIMI I MADH!
FLOR BINAJ NUK ËSHTË I INFEKTUAR NGA COVIDI19 POR NGA PLANDEMIA19(84) E MASHTRIMIT TË QEVERIUT

Nga Avokati Altin Goxhaj
Që të kuptoni Mashtrimin e Madh! Pa patur shjenja, pa qënë asimptomatik, i kërkojnë të bëjë tamponin dhe na dikla pozitiv!

Në fakt Florjan Binaj nuk e ka zënë Covid19(84) por PLANdemia e Qeveriut! Është e gjithë një Gënjeshtër me viktimë mashtrimi jo vetëm Florianin por gjithë shqiptarët e gënjyer sikur Flori është i infektuar!

Në fakt ka 10 ditë që Qeveriut i duhen me çdo kusht të infektuar me shumicë që të justifikojë Zgjatjen e PLANdemnisë edhe 3 muaj të tjerë deri në Shtator deri sa të fillojnë PLANdeminë e Karantinës Nr 2 nga Tetori deri në Zgjedhjet 2021! Por njerëzit filluan të dyshojnë më shumë kur @Brryli Brodway dhe unë në FAX News të Djelën ngritëm 5 ditë më parë pyetjen se pse nuk njohim asnjë të sëmurë!

Atëhere Qeveria që deri në atë çast mbushi mediat me të infektuar që vinin nga institucionet e shtetit dhe “zbuloi vatrat” nëpër spitale pa asnjë provë për të justifikuar shifrat fiktive “të rritjes së numrit të të infektuarve” që çuditërisht vinin të gjithë nga një background shtetëror me familjarë të punësuar në privat!

Kur si unë dhe Brryli, kur zyrtarisht ishin mbi 1300 të infektuar e akuzuam Qeveriun se kjo ishte vazhdë Mashtrimi dhe askush nuk njihte askënd dhe emrat dhe shifrat e nxjerrë deri në atë çast ishin krektësisht të pabesueshëm, Qeveriu piketoi VIPat, si rasti i Nehat Kullës që askush s’mund ta verifikonte dhe na noxrri edhe Florjan Binaj që siç e pohon dhe vetë në reagimin publik nuk ka asnjë simptomë por i paskan bërë tamponin (pse duhet t’ka bënin?!) dhe i paskërka dalë “pozitiv”! Pra ai s’ka asnjë problem por Qeveriu thotë se ai qenkërka me Covid19(84)!!!

Florjan Binaj:
“Jam shumë mirë, po kryej këtë dënim për krim të pakryer, arrest shtëpie, por nuk kam asnjë simptomë.
Bëra tamponin e famshëm, pa patur shenja, se javës që kaloi isha në plazh dhe pata një temperaturë se u ftoha, se s’kisha xhup me vete, dhe për këtë u bëra merak.
Mendova ta bëj për hir të punës dhe familjes, dhe e prita përgjigjen me qetësinë më të madhe.
Dhe kur mora përgjigjen sot, më thanë ke dalë pozitiv, u shqetësova se nuk e prisja, por po e kaloj shumë mirë, organizmi im po tallet në një farë mënyre.
Familja ime është mirë, e bëri babai testin doli negativ.
Kam dhe hallin e kolegëve të punës, në punë i ruajmë distancat, sa do që jemi trupë e madhe.
I kemi ruajtur të gjitha distancat që ka urdhëruar qeveria.
Nuk kam filluar asnjë lloj mjekimi. Fatkeqësisht nuk do jem në Portokalli”

Pra në mbi 1300 të infektuar nuk njihnim asnjë, kur Qeveriu shtopi 400 vetë na dolën një tufë VIPash dhe të identitetesh (deri dje fshiheshin tani na dilkam me koordinata të sakta që tu gjejmë dhe emrin dhjetra vetëve që punojnë në shtet).

Miq!
Flori është si kokrra e mollës dhe i urojmë të kthehet sa më parë në skenë! Ai nuk është infektuar nga Covidi19 por nga PLANdemia19(84) e Qeveriut Orwellian që i duhet me çdo kusht të varrosë Shqipërinë duke zgjatur PLANdeminë me votë në Parlament në 25 Qershor edhe 3 muaj të tjerë që të mbyllë shqiptarët në Karantinë përsëri në Tetor 2020 deri në Zgjedhjet e 2021 duke përmbyllur me sukses Axhendën Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!

Ndaj ju ribëjmë thirrje që ditën e Enjte në 25 Qershor 2020 në ora 10:00 të jemi të gjithë para Parlamentit për të ndaluar votimin e zgjatjes së PLANdemisë edhe 3 muaj të tjerë!
#25QershorOra10Parlament
#NdaloniZgjatjenPLANdemisë #NeverAgain

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit