Bota e kinematografisë është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Gene Hackman dhe bashkëshortes së tij, pianistes së njohur Betsy Arakawa. Çifti është gjetur i pajetë në shtëpinë e tyre, ku së bashku me ta është gjendur i ngordhur edhe qeni i tyre.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie, ndërsa komuniteti artistik dhe fansat në mbarë botën janë mbuluar nga dhimbja.
Gene Hackman, një nga figurat më të ndritura të Hollywood-it, la pas një trashëgimi të pashlyeshme artistike. Me rolet e tij të fuqishme në filma ikonë si The French Connection dhe Bonnie and Clyde, Hackman preku zemrat e miliona njerëzve dhe frymëzoi breza të tërë artistësh.
Karriera e tij mbresëlënëse, e cila përfshiu më shumë se gjashtë dekada, u kurorëzua me dy çmime Oscar, dy çmime BAFTA, katër çmime Golden Globe dhe një çmim Screen Actors Guild, duke e vendosur atë në panteonin e legjendave të artit.
Humbja e tij është një boshllëk i madh jo vetëm për industrinë e filmit, por edhe për të gjithë ata që e admiruan dhe e deshën si artist dhe si njeri.