Aktori i famshëm bën ofendime të rënda ndaj Belen Rodriguez: Kërkoj më shumë se thjesht gjoks dhe të pasme

Aktori i famshëm bën ofendime të rënda…

Pas ndarjes nga bashkëshorti Stefano De Martino, Belen Rodriguez u përfol për disa lidhje të mundshme. Madje u aludua se ajo ishte e lidhur me aktorin e famshëm të “365 Days”, Michele Morrone.

Thashethemet për një romancë mes tyre bënë xhiron në rrjet, por ishte vetë Morrone ai që u dha fund këtyre fjalëve. Por nuk zgjodhi mënyrën më të mirë të mundshme.

Gjatë një video live në rrjete sociale, aktori i njohur iu përgjigj në një mënyrë aspak të këndshme një fansi që e këshilloi të fejohej me Belen.

“Alan më këshillon të fejohem me Belen. Atëherë, prototipi im për një grua është pak më i lartë se dy gjokse dhe një prapanicë. Por kush e di…” -përfundoi ai, duke e nënçmuar Rodriguez-in dhe duke lënë të kuptohet se ajo s’ka asgjë tjetër veç bukurisë.

Aktori i famshëm bën ofendime të rënda ndaj Belen Rodriguez:

Shumë ndjekës i kanë kritikuar fjalët e Morrone-s, duke i dalë në mbrojtje Rodriguez. Disa thonë se Morrone duhet të ketë më shumë respekt për gjininë femërore, ndërsa të tjerë thonë se fjalët e tij vijnë pasi nuk arriti të kishte asgjë me Belen.

Ndërkohë kujtojmë se në kopertinën e revistës italiane “Chi”, modelja Belen Rodriguez ka konfirmuar lajmin e bukur të pritjes së ëmbël dhe faktin që po bëhet nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri, Antonino Spinalbese po presin një fëmijë së bashku, ndërsa tetë muaj më parë u njohën dhe nisën romancën e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit