Aktori i Harry Potter dhe bashkëshortja e tij bëhen prindër të një vajze

Aktori i Harry Potter dhe bashkëshortja e…

Vetëm një muaj më parë, rrjeti u çmend nga lajmi se aktori i famshëm i “Harry Potter”, Rupert Grint, do të bëhej baba për herë të parë.
Grint dhe partnerja e tij, Georgia Groome, e pranuan vetë lajmin e pritjes së ëmbël, madje aktorja u fotografua me barkun e rrumbullakosur.

Ditën e sotme, çifti ka konfirmuar për mediat e huaja se janë bërë prindër për herë të parë.

Georgia ka sjellë në jetë një vajzë, emrin e të cilës ende nuk e kanë bërë të ditur për publikun.
Grint është i pari nga aktorët e kastit të filmit që është bërë baba për herë të parë.
Dyshja po shijon prej vitesh historinë e dashurisë të cilën e kanë mbajtur të fshehtë nga mediat, ndërsa fansat besojnë se ata kanë qenë të lidhur që në vitin 2011. /Lapsi.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit