Aktori i njohur gjendet i varur në shtëpinë e tij

Aktori i njohur gjendet i varur në…

Aktori i njohur i Bollywood, Sushant Singh Rajput u gjet i vdekur në rezidencën e tij në Mumbai të dielën, thanë raportet e policisë dhe mediave indiane, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Raportet fillestare duke cituar policinë thanë se aktori 34-vjeçar u gjet i varur në banesën e tij në Bandra periferike.

Zëdhënësi i policisë Mumbai, Pranaya Ashok konfirmoi vdekjen dhe tha se detajet po hetohen.

Rajput, i cili filloi si aktor TV, bëri debutimin e tij në Bollywood në 2013 me regjisorin Abhishek Kapoor në “Kai Po Che”, bazuar në librin e Chetan Bhagat.

Mediat sociale u vërshuan me ngushëllime për aktorin, me shumë duke reaguar ndaj lajmit me mosbesim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit