Aktori përcjell mesazhin e fuqishëm: Gratë… Le t’i bëjmë të qajnë vetëm nga të qeshurat

Aktori përcjell mesazhin e fuqishëm: Gratë… Le…

Vrasja e 26-vjeçares nga i dashuri i saj në Greqi, ka ngritur opinionin publik në Greqi. Aktori grek Thanassis Efthimiadis, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka përcjellë edhe një mesazh për qëndrimin e shoqërisë ndaj grave.

“Gratë … Le t’i bëjmë të qajnë vetëm nga të qeshurat !! (fragment nga libri Një ditë e bukur). Unë shpesh mendoj: Zoti im, si kanë arritur besimet e tua të të paraqesin si gjysmë zemre për kaq shumë mijëvjeçarë? Pse shumica e feve që njoh tregojnë se ju u jepni më shumë të drejta burrave? Pse lejohet që vetëm burrat të jenë përfaqësuesit tuaj të shenjtë në tokë? Pse themi “Zoti”, sikur të ishte Vetëm një njeri? A është koha të kuptojmë se shoqëritë patriarkale të mijëra viteve (dhe kur them patriarkale, dua të them burrat por edhe gratë që mbajnë këtë sistem), çojnë vetëm në luftëra mes nesh? Këto na kanë futur në një lloj rruge të gabuar të progresit teknologjik të bazuar në shkatërrimin e mjedisit. A është koha të shikojmë në anën tonë dhe të shohim që patriarkalizmi çon në miliona rrahje dhe abuzime seksuale që ndodhin çdo ditë në të gjithë botën në dëm të grave? Ne jemi në vitin 2021 dhe akoma burrat po rrahin gratë dhe fëmijët e tyre në planetin e civilizuar Tokë … Mjaft.   Si baba i dy vajzave, jam i kënaqur që shumë burra më në fund po thyejnë heshtjen dhe po pranojnë traumën që duhet të shërojmë të gjithë së bashku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit