Aktori shqiptar vrau gruan dhe më pas u hodh nga dritarja, policia mbyll hetimet

Aktori shqiptar vrau gruan dhe më pas…

Në gusht të këtij viti një çift shqiptar u gjetën të pajetë jashtë apartamentit të tyre në Bronx. Bëhet fjalë për Florind Belliu që ishte me profesion aktor dhe bashkëshorten e tij.

Policia në New York ka mbyllur hetimet për vdekjen e çiftit shqiptar. Mediat e huaja shkruajnë se autoritetet kanë dalë në konkluzionin se ngjarja ishte vrasje dhe vetëvrasje.

Sipas policisë, 35-vjeçari Florind Belliu e goditi bashkëshorten e tij Ornela Shehi me çekiç përpara se ajo të binte nga kati i 6 i apartamentit ku jetonin.

Mister mbetet nëse 28-vjeçarja ra nga dritarja apo u shty nga Belliu, i cili u hodh vetëm pak momente më pas.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit