Aktorja e njohur turke pëson aksident bashkë me bashkëshortin dhe djalin 2 vjeç

Aktorja e njohur turke pëson aksident bashkë…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një makinë është përplasur dhe është kthyer përmbys. Në makinë ndodheshin këngëtari Ali?an, bashkëshortja e tij aktorja e njohur turke Buse Varol dhe djali i tyre 2 vjeç.

Buse Varol e cila njihet nga roli i Mislimelek në serialin “Kryeqyteti Abdylhamid”, dhe djali i saj janë tronditur shumë nga ky aksident. Ndërsa këngëtari Ali?an ka pësuar një lëndim në krahë.

Këngëtari në një deklaratë për mediat e përshkruajti si një rikthim prej vdekjes këtë aksident. “U tronditëm, jemi kthyer prej vdekjes. Është hera e parë në jetën time që pësoi aksident”-tha Ali?an.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit