Aktorja nga Tropoja: S’ka më hipokrita e të pamoralshëm se burrat shqiptarë

Aktorja nga Tropoja: S’ka më hipokrita e…

Disa fotografi janë bërë shkas që aktorja Arjola Demiri të përplaset me ndjekësit.

Në kuadër të një sfide për të “gjelbëruar” Instagramin duke postuar fotografi në natyrë, si shenjë për të ngritur vetëdijen mbi rëndësinë e zonave të gjelbra, ajo ka ndarë imazhe nga një udhëtim i vitit të kaluar, ku bashkë me të ka qenë edhe aktorja nga Kosova, Adriana Matoshi, me partnerin e saj Keith Groeneveld, njëherësh miq të Demirit.

Një nga ndjekësit është treguar racist karshi Keith, i cili është me ngjyrë, duke bërë që Arjola të acarohet.

Duke replikuar me të, Arjola thotë se nuk ka më hipokritë dhe të pamoralshëm, se meshkujt shqiptarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit