AKU gjobit 4 biznese në Dibër, bllokohet 136 kg mish i skaduar

AKU gjobit 4 biznese në Dibër, bllokohet…

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka arritur të bllokojë mbi 136  kilogramë mish të skaduar në Dibër si dhe ka ndëshkuar 4 biznese të cilët kishin aktivitete të ‘therjes’ dhe ‘tregtimit të mishit’.

Sipas AKU-së bizneset janë ndëshkuar pasi janë konstatuar në shkelje ligjore që cënojnë sigurinë ushqimore.

Pas vëzhgimit nga task forca është parë se mishi i sekuestruar ka qenë pa vulë veterinare dhe i skaduar.

Njoftimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit:

AKU kryen kontrolle në subjekte me aktivitet “therje” dhe “tregtim mishi”, masa administrative me” gjobë “ dhe bllokime produktesh të pasigurta për konsum human

Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Dibër nën drejtimin e Drejtorit të Menaxhimit të Riskut pranë Drejtorisë së Përgjithshme, monitoruan situatën për verifikimin e zbatimit të kërkesave të legjislacionit në fuqi në subjektet me aktivitet “Therje” dhe “Tregtim mishi” në qarkun e Dibrës.

Si rezultat i këtij monitorimi janë vendosur masa administrative në katër subjekte, në të cilat janë konstatuar në kushte të flagrancës shkelje ligjore që cënojnë sigurinë ushqimore.

Në tre subjekte me aktivitet “tregtim mishi” u konstatua produkti mish qengji pa vulë veterinare në sasinë e 41.8 kg dhe 15.3 kg si dhe u bllokua sasia prej 57.1 kg me destinacion asgjësim produkti.

Në subjektin me aktivitet “Restorant” u konstatuan 76 kg mish, për të cilat nuk disponohej sistemi i gjurmueshmërisë, si dhe 60 kg fileto pule me afat të kaluar përdorimi. Si pasojë e këtyre gjetjeve u vendos masë administrative me “gjobë” dhe u bë bllokimi i 136 kg mish i pasigurt për konsum human.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i vendosur për të ndëshkuar çdo tentativë me zero tolerancë ndaj kujtdo që tenton të cënojë sigurinë ushqimore.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit