Akull në aksin Pukë–Fushë-Arrëz, rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve

Akull në aksin Pukë–Fushë-Arrëz, rrezik serioz për…

Aksi rrugor Pukë–Fushë-Arrëz paraqitet në gjendje të rënduar ditën e sotme, 29 nëntor 2026, pasi rruga është e mbuluar plotësisht nga akulli.

Sipas raportimeve, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje nga strukturat përgjegjëse për pastrimin apo trajtimin e rrugës me kripë.

Situata paraqet rrezik të lartë për aksidente, ndërsa qarkullimi i automjeteve është bërë pothuajse i pamundur.

Përballë kësaj situate, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe normalizimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit