Akuza komisionerit Varhelyi, raportuesja për Kosovën: I shërben Orban-Vuçiç

Akuza komisionerit Varhelyi, raportuesja për Kosovën: I…

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon-Taubadel ka akuzuar Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.Eurodeputetja gjermane në një opinion të publikuar në faqen “Euractiv” e akuzon zyrtarin e KE-së se ka zbutur kritikat ndaj Serbisë sa i takon kritereve të sundimit të ligjit ku synimi ka qenë pavarësia e sistemit gjyqësor.

Sipas Von Cramon-Taubadel që është anëtare e Delegacionit të BE-Serbi, Varhelyi ka mbajtur qëndrime politike si Komisioner për Zgjerimin për interesa të Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.Ndaj sipas deputetes gjermane Progres Raporti i vitit 2021 për zgjerimin duhet parë me kujdes pasi manifeston të pavërteta. Anëtarja gjermane e PE thotë se sidomos për Serbinë, raporti i KE nuk duhet marrë si burim i besueshëm.Viola Von Cramon-Taubadel i referohet reformës në drejtësi ku KE ka bërë sugjerime që Komisioni i Venecias i kritikuar si zgjidhje.“Ky është një shembull i rëndë se si KE është bërë politike për interesa të aksit Orban-Vuçiç dhe se standardet e zbatimit të ligjit mund të jenë të komprometuara nën vëzhgimin e KE-së”, shprehet eurodeputetja.Ajo shton se opozita, OJF-të dhe mediat e pavarura janë në presion të vazhdueshëm nga regjimi ndaj bën thirrje për rikthimin e kredibilitetit të BE duke vendosur masa strikte dhe dhënë vlerësime të drejta.Sipas eurodeputetes nevojitet një hetim për të parë deri ku arrin kapja e institucionet dhe rikthimin e integritetit të Komisionit për Zgjerimin.“Nuk duhet të ketë asnjë kompromis për zbatimin e ligjit as në Berlaymont, Budapest apo Beograd. Në lojë është integriteti i KE në Ballkanin Perëndimor dhe gjithë BE-së”, përfundon shkrimi.Emërimi i Oliver Varhelyi ka marrë kritika që në nisje të mandatit të tij pasi u emërua nga qeveria e Hungarisë në një kohë kur ky vend ka pasur kritika të shumta nga BE për demokracinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit