Akuza për përdhunim, specialisti i Krimeve përjashtohet nga policia

Akuza për përdhunim, specialisti i Krimeve përjashtohet…

Specialisti i Krimeve Izmir Duraku është përjashtuar nga policia pasi akuzohet për përdhunim.

Ai ka treguar për emisionin “Stop” se është akuzuar nga shtetasja Adriana Berisha, e cila vjen nga jetimorja e Shkodrës, se Duraku e kishte përdhunuar.

Në kazllëzimin e bërë ajo shprehet, se Duraku abuzoi me të në zyrën e tij, teksa kjo e fundit ishte paraqitur për të denoncuar një ngjarje tjetër, pengmarrje dhe përdhunim prej një grupi individësh.

 “Si ka mundësi që unë ndalohem në datën 5, lirohem në datën 6 dhe në datën 8 me vjen urdhri për përjashtim nga policia, nga drejtori i Policisë kriminale, si dhe një urdhër pezullimi kur në vetvete urdhri i pezullimit është i ligjshëm derisa të vërtetohet ajo për të cilën unë akuzohem. Ata e kanë shkatërruar një oficer policie, e kanë hedhur dhe flakur.

Drejtori i policisë kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetit ka sjellë një shkresë për pezullimin dhe përjashtimin tim nga policia. Po në datën 8 është një shkresë tjetër për pezullim. Tani kujt t’i besoj pezullimit apo përjashtimit. Unë bëra ankinimin e komisionit të apelimit, në mënyrë kategorike nuk mori asnjë lloj prove, por ato bënë përjashtimin tim nga policia duke marrë fakt të kryer kallëzimin e asaj shtetase”, është shprehur Izmir Duraku.

Prokuroria e Shkodrës hetoi dhe nuk e provoi akuzën. Madje, prokuroria bëri paralelizëm edhe me kallëzime të tjera, që kishte bërë vajza, të gjitha të paprovuara. Madje Adriana Berisha u procedua për kallëzim të rremë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit