Akuza për trafik droge/ Apeli i GjKKO kthen për rigjykim në shkallë të parë Astrit Avdylin

Akuza për trafik droge/ Apeli i GjKKO…

Prishet vendimi i shkallës së parë për dënimin me 12 vjet heqje lirie të Astrit Avdylit për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në Shijak, me aktivitet kryesor trafikun e lëndëve narkotike.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të prishë dënimin edhe për dënimin e të pandehurit Fatos Llaftiut me 3 vjet heqje lirie për mos kallëzim krimi.

Apeli ka ndryshuar gjithashtu vendimmarrjen për katër të pandehurit e tjerë, duke i ashpërsuar masat e dënimit për dy prej tyre dhe dy të tjerët u shpallën fajtorë për akuza që u ishin pushuar një vit më parë. Një prej të pandehurve i deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat u gjet fajtor dhe u dënua me 10 vjet burg.

Hetimet për këtë grup nisën në vitin 2016 për dyshimet për trafik të lëndëve narkotike, por përgjimet e grupit kriminal dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, zbuluan mes të tjerash një angazhim të të dyshuarve në mbështetjen e zyrtarëve socialistë në fushatat e tyre zgjedhore në zgjedhjet e parakohshme në Dibër në 11 shtator 2016 si dhe më pas, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2017.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit