Akuzat e forta të avokatit Altin Goxhaj: Qeveria rrit shifrat, merr 18 mijë euro për çdo vdekje nga koronavirusi

Akuzat e forta të avokatit Altin Goxhaj:…

Akoma më shumë dyshime ngrihen nga situata e krijuar prej pandemisë COVID-19.

Është avokati i njohur, Altin Goxhaj ai që hedh dyshime të forta.

Goxhaj shprehet se qeveria nuk ka asnjë statistikë të saktë sa i përket vdekjeve që janë shkaktuar nga koronavirusi.

Ai shtoi gjithashtu në Fax News,, se qeveria po rrit shifrat e viktimave nga koronavirusi, sepse për çdo vdekje, merr 18 mijë euro.

Qeveria ende nuk ka asnjë statistikë në lidhje me vdekjet nga Covid-19. Me Covid-19 kanë vdekur deri tani më pak se 1% dhe më pak se muaji janar i vitit 2017. Në dhjetor 2016, janar dhe shkurt të 2017 kanë vdekur rreth 2800 vetë nga gripi. Deri tani kemi një numër dhjetë herë më pak nga Covid-19.

Janë shifra që manipulojnë tërësisht të vërtetën dhe autopsia nuk bëhet. Nëse dikush vdes me Covid-19 shteti merr përsipër ceremoninë funerale, gjë që rrit dyshimet. Nga të dhëna ende të pakonfirmuara rezulton se shteti paguhet rreth 16-18 euro dhe kjo ka sjellë rritje të shifrave.

Unë nuk jam në gjendje të them se nga vdiqën, por mund të them që numri është aq i vogël. Shifrat botërore janë të manipuluara dhe numri i të vdekurve nga Covid-19 është shumë më i vogël sesa nga sëmundjet e tjera. Ka dhe gripe që vrasin më shumë se Covid-19 dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që të mbyllet çdo gjë.” – u shpreh avokati Altin Goxhaj.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit