Akuzat/ Hashim Thaçi: Në mbrëmje do t'iu flas nga zyra ime

Akuzat/ Hashim Thaçi: Në mbrëmje do t’iu…

Sonte Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur të thyejë heshtjen disa ditore pas akuzave të Prokurorisë Speciale në Hagë, nga prokurori amerikan.

“Këtë të dielë në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund”,- ka shkruar Thaçi.

Kjo Prokurori Speciale në Hagë ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për vrasjen e afërsisht 100 personave.

Akuza u publikua tre ditë para se të zhvillohej takimi me Presidentin serb në Shtëpinë e Bardhë, ku flitej për një Marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Fushata për këtë marrëveshje u pri nga dyshime dhe akuza të shumta se mund të firmosej copëtimi i Kosovës në favor të Serbisë, ku veçanërisht Gjermania ishte kundër kësaj ideje destabilizuese për Ballkanin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit