Akuzat për krime lufte, Thaçi: Askush nuk e rishkruan historinë e Kosovës

Akuzat për krime lufte, Thaçi: Askush nuk…

Dy ditë pas kërkesës së Hagës për t’u paraqitur si i akuzuar për krime lufte, ka reaguar zyrtarisht kreu i shtetit të Kosovës.

Presidenti, Hashim Thaçi, ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale pas akuzave kundër tij nga ana e Prokurorisë Speciale të Hagës, për krime lufte.

Thaçi shkruan në rrjete sociale se: “Askush nuk mund të rishkruajë historinë e Kosovës”.

Ndërsa, dje Thaçi kishte publikuar një fotografi në “Facebook”, ku postonte emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, dy ish-komandantë të UÇK-së, u akuzuan nga Prokuroria Speciale për një sërë krimesh, ku përfshihej vrasja, vrasja politike, përndjekja, tortura etj., krime këto të dyshuara se janë bërë gjatë konfliktit Kosovë-Serbi./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit